Sport

Allyson Felix, ‘specialistja’ e medaljeve olimpike


Atletja e SHBA-ve, Allyson Felix mund të cilësohet padiskutim si “specialiste” e medaljeve në Lojëra Olimpike.

35-vjeçarja e lindur në Los Anxhelos të Kalifornisë ka arritur të marrë 11 medalje në karrierën e saj, nga të cilat shtatë janë të arta.

Felix është renditur në një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2020 në revistën “Time”.

Atletika për Felix-in filloi që kur ajo ishte në shkollë, në klasën e nëntë. Me kalimin e kohës ajo u stërvitë për atletikë, ku edhe i vëllai i saj ishte atlet, ndërsa aktualisht është agjenti i saj.

Gara e parë ndërkombëtare ku ajo mori pjesë ishte në vitin 2001 në Kampionatin Botëror për të Rinjë të mbajtur në Hungari ku doli në vendin e parë për garën e 100 metrave.

Me kalimin e viteve, Felix ka marrë pjesë në disa Kampionate Botërore, Pan-Amerikane etj. Por, ato që kanë më shumë rëndësi janë Lojërat Olimpike.

Në Athinë 2004, ajo doli në vendin e dytë me medalje argjendi në garën e 200 metrave.

Në Pekin 2008, gjithashtu mori medalje argjendi në garën e 200 metrave, por arriti të fitonte edhe medaljen e parë të artë në garën e  4×400 metra.

Në Londër 2012, ajo fitoi tre medalje dhe të treja ishin të arta, përkatësisht në garat 200 metër, 4×100 metër dhe 4×400 metër.

Në Rio 2016, Felix fitoi gjithashtu tre medalje, dy të arta dhe një argjendi. Medalje të artë mori në garat 4×100 metër dhe 4×400 metër, ndërsa argjendi në garën e 400 metrave.

Në Tokio 2020, ka fituar dy medalje, një ari dhe një bronzi. Medaljen e arit e fitoi në 4×400 metra dhe të bronzit në 400 metra.

Me arritjet në Tokio 2020, Felix-i është bërë zyrtarisht atletja olimpike më e dekoruar e SHBA-ve, duke lënë pas Carl Lewis-in, i cili ka arritur të fitojë 10 medalje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore