Lajme

Aliu: Ministria e Infrastrukturës e ka vetëm një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata


Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se dikasteri që ai drejton ka nënshkruar vetëm një kontratë një burimore, ndërsa 56 të tjera kanë qenë aneks kontrata.

Këto komente, Aliu i ka bërë në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, ku opozita është duke kërkuar që të themelohet një Komision Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore që janë nënshkruar nga qeveria aktuale.

“Ministria jonë për ka kontratat njëburimore, qoftë për ka vlera, po del të jetë ministria me performancë më të mirë, nëse e krahasojmë me komuna shumë fish më të mira, pra 10-fishi me komunat që i menaxhoni ju”, tha fillimisht ai.

“Ju i përmendet 56 kontrata njëburimore, një kontratë një burimore është, 56 janë aneks kontrata për të njëjtën që deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ngriti çështjen”, shtoi.

Pra, vazhdoi ai, “qysh është e mundur sa është saktë vlera e parashikuar me dalë edhe kontrata, nuk është e mundur kjo. Kjo nuk është mundur nëse ka prokurim, pa lujtë pak nuk bëhet, por kemi të bëjmë me punë shtesë”.

“Aneks kontrata është aneks kontratë për punë shtesë. Pra, kontrata bazë, përqindja e caktuar e cila lidhet dhe është punë shtesë. Prandaj, në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata ka me pasë që në start vlerën e qartë që nga fillimi dhe parashihet me kohë”, theksoi.

Ministri Aliu i tha opozitës se nga të gjitha kontratat që ata i përmenden në rastin e ministrisë që ai përfaqëson, “e kemi vetëm një kontratë dhe kjo është kompania mbikëqyrëse, respektivisht kompania Inxhinieri ndërkombëtar te pista e aeroportit, e cila është dashur që të vazhdohet kontrata e tyre se ka mbetur pa mbikëqyrje me kompaninë e njëjtë që për shkak të periudhës së pandemisë ka pasur ndalim të punimeve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore