Sport

Albin Tahiri fiton normën olimpike “Pekin 2022”, edhe në kombinim alpin


Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka fituar edhe një normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Tahiri të hënen fitoi normën në kombinim alpin, pas garës së mbajtur në Trevisio të Italisë.

Nga dy garat, Albini doli i 28-ti dhe 36-ti, që i mjaftuan për të marrë 133.05 pikë përkatësisht 137.80 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.

31-vjeçari deri më tani ka plotësuar kriteret e novojshme për normë olimpike edhe në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Komiteti Olimpik i Kosovës në krye presidentin Ismet Krasniqi, uron suksesin e radhës nga Albin Tahiri dhe sportistëve tjerë, të cilët janë në rrugë të mbarë për të siguruar sa më shumë norma olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Kujtojmë që Albini ka lindur në Slloveni, nga babai shqiptar dhe nëna sllovene por ai ka vendosu që ta përfaqësojë Kosovën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore