Shqipëria

Albanian Post zbulon identitetin dhe shkaqet e plagosjes së minatorit në Bulqizë


Valter Durici është minatori që është plagosur rëndë pas një shpërthimi që ka ndodhur të hënën e 24 majit, në një nga minierat e Bulqizës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ai është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se Durici është 36-vjeçar.

Për Albanian Post, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Elton Debreshi, ka treguar se incidenti ka ardhur si pasojë e kushteve të galerisë dhe jo si pakujdesi e minatorit.

Më specifikisht, aksidenti ka ndodhur, sipas Debreshit, në zonën D të minierës së Bulqizës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore