Sport

Alban Beqiri shkruan historinë, kalon në gjysmëfinalen e Kampionatin Botëror të Boksit


Alban Beqiri, boksieri nga Puka ka arritur të  kalojë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Boksit. Kampionati po mbahet në Beograd të Serbisë.

Kjo është arritje për Shqipërinë, pasi një sportist kuqezi shkon për here te parë kaq larg. Boksieri shqiptar ka të siguruar tashmë medaljen e bronzit dhe do të provojë për më shumë.

Beqiri u përballë me jordanezin, Zeyad Eashash, në kategorinë e peshave 67-71 kg. Pukiani fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Serbia nuk ka lejuar tre boksierë nga Kosova që të futen në territorin e sj me simbole shtetërore dhe të marrin pjesë në këtë Kampionat Botëror.

Ndërsa ekipi i Shqipërisë është pritur me fushkëllima në hapje të Kampionatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore