Lajme

Alaskë/ Pesë të vdekur dhe një i plagosur rëndë pas një aksidenti me helikopter


Pesë persona kanë vdekur dhe një është në gjendje të rëndë gjatë një aksidenti me helikopter në Alaskë, të dielën.

Lajmi është bërë i ditur nga hetuesit federal.

Piloti dhe katër pasagjerët e vdekur së bashku me të plagosurin kishin ardhur për të bërë ski. Mësohet se helikopteri pasi ka prekur tokën është rrotulluar në dishezë për 900 metra. Një ndër viktimat është edhe njeriu më i pasur në Republikën Çeke, Petr Kellner.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton shkakun e rrëzimit në pjesën veriore të Anchorage.

I mbijetuari është identifikuar si David Horvath, 48 vjeç, i cili është në gjendje të rendë, tha një zëdhënës në Qendrën Mjekësore të Providencës Alaska në Anchorage.

Trupat janë gjetur, por një stuhi dëbore që po afrohet mund të bllokojë përpjekjet për të marrë provat e duhura për të gjetur shkakun e përplasjes.

Vendi i rrëzimit është i arritshëm vetëm me helikopter për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve me dëborë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore