Jetesë & Stil

Aktorja e njohur amerikane zbulon emrin e personit që e ka abuzuar


Ylli i kinematografisë dhe televizionit amerikan Evan Rachel Wood përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka “akuzuar” ish të fejuarin e saj Marilyn Manson për abuzim.

Aktorja 33 vjeçare ka publikuar një fotografi në të cilën ka shkruar: “Emri i abuzuesit tim është Brian Warmer, për botën i njohur si Marilyn Manson”.

“Ai fillonte të më ngacmonte që kur isha adoleshente e po ashtu më abuzoi  në mënyrë të tmerrshme”, shkruan ajo.

“Më ka shpërlarë trurin dhe më ka detyruar ti nënshtrohem. Jam lodhur duke jetuar me frikën e hakmarrjes, shpifjes e shantazhit”.

“Jam këtu për ta ekspozuar para jush këtë njeri të rrezikshëm dhe gjithashtu të ju bëj thirrje edhe shumë kompanive që e kane lejuar të bëhet pjesë e tyre, ta ndalojnë atë para se ai të shkatërrojë edhe jetë të tjera. Unë qëndroj në krah të viktimave të cilat nuk do të heshtin më gjatë”.

Evan edhe më parë kishte treguar se ka qenë viktimë e dhunës, por ajo gjithmonë ka hezituar ta thotë emrin e njeriut që qëndronte prapa këtyre torturave.

Marrëdhënia e Evanit dhe Marilynit u bë publike në janar të vitit 2007, kur ajo ishte 19 vjeçe. Ata u fejuan në janar të 2010-tës, por vetëm shtatë muaj më vonë i dhanë fund lidhjes së tyre.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore