Film

Aktorja e “Harry Potter”, Katie Leung e detyruar ta fsheh realitetin e të qenurit viktimë e racizmit


Aktorja, Katie Leung, e cila luajti rolin e Cho Chang në filmin e “Harry Potter”, ka dhënë një deklaratë në lidhje me përvojën e sulmeve raciste nga fansat në internet ndërsa filmonte filmin e zhanrit fantazi.

Katie gjatë kësaj deklarate bëri të ditur se publicistët i thanë asaj të mohonte atë që po ndodhte, shkruan Variety, transmeton Albanian Post.

Leung, teksa po fliste rreth një episodi të “Chinese Chippy Girl”, ndër të tjerash ajo u shpreh se pas përzgjedhjes së saj në vitin 2005 për filmat “Harry Potter” dhe “Globet of Fire”, mesazhe raciste vërshuan në mediat e saj sociale.

“Unë isha duke shikuar diçka në Google, dhe në një moment u futa në një faqe që kishte publikuar filmin e “Harry Potter”. Mbaj mend që kam lexuar të gjitha komentet. Dhe, po, ishin shumë raciste, ” thotë ajo.

Leung, e cila ka lindur në Skoci dhe është me origjinë kineze, ishte vetëm 16 vjeçe kur nisi të marr pjesë në filmat e “Harry Potter”. Ajo kujtoi se nuk kishte marrë ndonjë trajnim mediatik para se të bënte intervista, dhe publicistët i thanë asaj të mohonte që sulmet raciste po ndodhnin.

“Më kujtohet që ata më thanë: Oh, shiko Katie, ne nuk i kemi parë këto faqe në internet për të cilat njerëzit flasin. Por edhe nëse ju pyet dikush rreth asaj se ke pranuar mesazhe raciste, thjesht thoni se nuk është e vërtetë” tha ajo.

“Dhe unë vetëm pohova me kokë. Bëja mimika pohuese dhe thoja ‘Mirë, në rregull’, edhe pse e kisha parë vetë me sytë e mi realitetin e kundërt” u shpreh Leung.

Warner Bros. Pictures, studioja e cila qëndron prapa filmave “Harry Potter”, nuk pranoi të komentonte mbi këtë ngjarje.

“Isha vërtet mirënjohëse që isha në pozicionin ku isha”, tha Leung. “Por, ndonjëherë vazhdoj të them, ‘Oh sikur të kisha thënë diçka” shtoi ajo.

Pas “Globet of Fire”, Leung u paraqit në katër filmat e Harry Potter – “Order of the Phoenix,” “Half-Blood Prince” dhe dy pjesët e “Deathly Hallows”.

Katie, gjithashtu është shfaqur në filma si “Locked Down” dhe “The Foreigner” si dhe nëpër shfaqje televizive të tilla si “The Nest”, “White Dragon” dhe “Chimerica”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore