Jetesë & Stil

Aktori francez – Laurent Martinez zbulon se ishte përdhunuar nga një prift


Aktori francez, Laurent Martinez, ka “tronditur” publikun, ndërsa ka deklaruar se është përdhunuar nga një prift kur ishte tetë vjeç.

Deklarata e Martinez, erdhi pikërisht në ditën kur një publikimi i një raporti në Kishën Katolike në Francë zbuloi se rreth 330 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit midis viteve 1950 dhe 2020.

Sipas Martinez, prifti që e përdhunoi u zhvendos në një vend tjetër pasi ai u tregoi prindërve të tij për atë që kishte ndodhur, por abuzimi vazhdoi të ndikonte në jetën e tij, shkruan “News Sky“.

“Më ka përndjekur gjithë ato vite. Unë me të vërtetë nuk jam plotësisht i liruar për këtë”, tha ai.

Mes tjerash, ai shtoi se trauma kishte një ndikim në marrëdhëniet e tij me gratë dhe e la atë të shqetësuar për kontaktet seksuale, të cilat ai mendonte se ishte “diçka e ndaluar”.

Ai shtoi se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për priftin që e kishte abuzuar përsëri, dhe duke pasur parasysh moshën e tij në atë kohë, ai ka të ngjarë të ketë vdekur tani.

Martinez tha se raporti për këtë abuzim të përhapur ishte “padyshim shumë vonë”, por se ka pak kuptim për të reflektuar për këtë. Në vend të kësaj, ai beson se “tani është koha për veprim” – dhe rekomandimet që janë bërë duhet të merren parasysh.

Duke bërë thirrje që progresi të monitorohet çdo tre ose gjashtë muaj, Martinez, kishte një porosi edhe për organet e drejtësisë.

“Kisha duhet të jetë përgjegjëse tani për të gjitha ato që janë bërë gjatë këtyre viteve”, ka thënë ai.

Ai tani ka shkruar një dramë për abuzimin e quajtur “Pardon?”, për ta ndihmuar atë të merret me përvojat e tij.

Ndryshe, 330 mijë fëmijë që ishin subjekt i abuzimit seksual, 216 mijë mendohet se janë dëmtuar nga priftërinjtë dhe klerikë të tjerë.

Një komision arriti në përfundimin se kisha tregoi indiferencë të plotë dhe ndonjëherë mizore ndaj atyre që pësuan abuzim seksual nga duart e klerit.

Presidenti i komisionit që qëndron pas raportit, Jean-Marc Sauve, tha se keq bërja u mbulua nga autoritetet katolike për dekada me radhë dhe në një “mënyrë sistemike”.

` Jean Marc Sauve.

Skandali në Francë është i fundit që goditi Kishën Katolike Romake, e cila është tronditur nga skandalet e abuzimit seksual në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, gjatë 20 viteve të fundit.

Rreth 80% e viktimave besohet se kanë qenë meshkuj, Ndërkohë që, Sauve, tha se afërsisht 60% e të gjithë atyre që u abuzuan seksualisht hasën në “probleme të mëdha në jetën e tyre sentimentale ose seksuale”.

Komisioni ka lëshuar 45 rekomandime se si të parandalohet abuzimi në të ardhmen – përfshirë trajnimin e priftërinjve dhe klerikëve si dhe nxitjen e politikave për njohjen dhe kompensimin e viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore