Lajme

Aktivistët e Sudanit kërkojnë veprim pas rritjes alarmante të “vrasjeve për moral”


Në Sudan, aktivistët po bëjnë thirrje për veprime urgjente për të trajtuar atë që ata thonë se është një rritje e “vrasjeve për moral”.

Këtë vit, thuhet se janë vrarë 11 gra dhe vajza nga të afërmit, më shumë se dyfishi i numrit të raportuar në vitin 2021. Vetëm dy gra kanë vdekur muajin e kaluar.

Aisha Abakar vdiq pas një sulmi të supozuar nga babai dhe vëllezërit e saj javën e kaluar, pasi thuhet se mësuan se 18-vjeçarja e pamartuar ishte shtatzënë.

Kurse motra e saj 17 vjeçe u raportua se ishte në gjendje kritike në spital pasi u plagos në të njëjtin sulm. Tre persona janë arrestuar.

Tre ditë më parë, 21-vjeçarja Tayeser Jumaa dyshohet se u vra nga vëllezërit dhe kushërinjtë e saj, të cilët besonin se ajo po fliste me burra në telefonin e saj celular.

Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë.

Nahla Yousif, drejtuesja e një grupi për të drejtat e grave me bazë në shtetin e Darfurit të Jugut, ka thënë se rastet e raportuara ishin “maja e ajsbergut”.

Sipas saj, më shumë gra më të reja po shënjestroheshin sepse kishin telefona celularë.

“Edhe gratë e reja që janë aktiviste që punojnë në fusha të rëndësishme që dokumentojnë abuzimet nëpër të cilat njerëzit kalojnë janë në shënjestër të të afërmve të tyre”, ka treguar ajo.

Shumica e rasteve të raportuara këtë vit kanë ndodhur në Darfur, ku për dekada përdhunimi është përdorur si armë kundër grave nga milicitë Janjaweed.

Mohamed Hamdan Daglo, i cili themeloi Janjaweed dhe është kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, tani është nënkryetar i këshillit sovran qeverisës të Sudanit.

Sipas Yousif, organizata e saj po planifikonte protesta për të rritur ndërgjegjësimin për “vrasjet e moralit” dhe po i shkruante Shoqatës së Avokatëve të Darfur-it për t’i nxitur që rastet të shkojnë në gjykatë dhe të mos zgjidhen në heshtje me familjet.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore