Pajisje

Aksionerët e Ericsson-it do t’i japin goditje shefit për pagesat e mundshme ndaj ISIS-it


Shefi ekzekutiv Börje Ekholm dhe bordi i Ericsson-it pritet të ndëshkohet nga aksionerët e huaj për trajtimin e pagesave të mundshme ndaj grupit terrorist ISIS.

Sakaq, fondi 1.3 trilionë dollarë i naftës së Norvegjisë, fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë dhe një aksioner i madh i Ericsson-it, do të votojnë kundër shkarkimit të shefit ekzekutiv

Po ashtu Cevian Capital, investitori aktivist më i madh në Evropë dhe një aksioner tjetre i Ericsson-it, kanë pohuar se do të votojnë kundër shkarkimit të të gjithë anëtarëve të bordit.

Dy kompanitë më të mëdha këshilluese si Glass Lewis dhe ISS, përfaqësuese kanë rekomanduar gjithashtu që aksionerët të votojnë kundër.

Muajin e kaluar, Ekholm ka treguar se pagesat ishin bërë për rrugët e transportit në Irak në zonat e kontrolluara nga grupet terroriste, duke përfshirë ISIS-in.

Por kompania Ericsson nuk mund të gjente asnjë provë nëse paratë i shkuan ISIS-it apo jo.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti Amerikan i Drejtësisë u përgjigj duke thënë se Ericsson-i kishte shkelur marrëveshjen e shtyrë të ndjekjes penale për herë të dytë.

Situata u reflektua edhe te aksionet e kompanisë që pësuan rënie përpara se të rikuperoheshin disi ditët e fundit.

Përpos të tjerëve, tre aksionerët më të mëdhenj të Ericsson-it do të votojnë për të shkarkuar Ekholm dhe bordin nga përgjegjësia.

Anders Oscarsson, kreu i aksioneve në AMF, ka thënë se fondi i tij kishte humbur shumë para dhe kishte shumë pyetje për Ericsson-in, por se kishte shumë pasiguri rreth çështjes për të votuar kundër kompanisë.

“Nuk e di nëse diçka është bërë gabim, apo kur është bërë gabim, apo kush e ka bërë”, ka thënë ai.

Kurse fondi i naftës i Norvegjisë po merr një qasje të ndryshme. “Nuk mund të shkarkojmë bazuar në informacionin që kemi tani”.

Skandali, ndërkohë, e ka rritur shumë presionin ndaj kompanisë suedeze të pajisjeve elektronike.

 

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore