Lajme

Aksident në Rusi, 12-të të vdekur dhe 11-të të plagosur


12-të persona kanë humbur jetën dhe 11-të të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në qendër të Rusisë. Në aksident u përfshinë një mjet tip “Trailer” dhe një mjet tip “Minibus”.

Ministria e Brendshme e Rusisë deklaroi se përplasja ndodhi në juglindje të Moskës, afër Syzran-it në rajonin e Samara-s.

Informacioni paraprak ka treguar që shoferi i Trajlerit ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër.

Komiteti Hetimor i Rusisë raportoi se ka hapur një hetim penal. Gjendja e shoferit të kamionit është raportuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore