Lajme

Aksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, vdes një person


Ilustrim

Një person ka humbur jetën këtë të diele si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për Albanain Post e ka konfirmuar komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një motoçiklist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai potencoi se tashmë organet e rendit janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se dy gra janë gjetur pa shenja jete të shtunën në banesat e tyre në Hajvali të Prishtinës dhe në Gjilan.

“Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë në vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhur në banesën e viktimës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq për rastin në Gjilan nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore