Shqipëria

Aksident i trefishtë në aksin Milot-Rubik – humb jetën një 3-vjeçar dhe babai i tij


Një aksident tragjik në aksin rrugor Milot-Rubik ka regjistruar dy fatalitete, atë të një fëmije rreth 3 vjeç dhe babait të tij.

Incidenti i rëndë që ndodhi pasditen e 27 dhjetorit përfshiu tre automjete, ku njëra prej tyre u mbulua nga flakët.

Fillimisht, ishte i mituri që u zyrtarizua si viktima e parë e aksidentit të trefishtë.

Më pas, në spital, si pasojë e plagëve të marra humbi jetën edhe babai i tij.

Në makinë gjendej dhe nëna e familjes që deri më tani ka humbur dy anëtarë.

Nga informacionet paraprake, zbulohet se ajo është e shtruar në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Në videot e publikuara, shihet se ndihma e parë iu është dhënë nga kalimtarët e çastit.

Forcat e Policisë, të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësja shkuan më pas në vendngjarje.

Ndërkaq grupi hetimor po punon ende për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti që me dy fatalitete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore