Shqipëria

Aksident i rëndë në Berat/tre persona të plagosur


Një aksident i rëndë me pasojë plagosje, ka ndodhur ditën e diel, 30 janar në afërsi të fshatit Drobonik në Berat.

Një familje që udhëtonte në një mjet tip ‘Fuoristradë Mitsubishi’, ka rrëshqitur duke rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Si pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal Berat ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Burimet policore, bëjnë me diej se shkak mendohet të jetë bërë ngrica në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore