Shqipëria

Aksident i rëndë me 3 të plagosur në Tiranë, drejtuesi braktis mjetin dhe arratiset


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 8 majit në Tiranë, pasi një mjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar tre persona, mes të cilëve një foshnjë tre muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku mendohet se drejtuesi i mjetit e ka kaluar rrugën nën regjimin e semaforit të kuq.

Pasi ka aksidentuar tre personat, ai është larguar nga mjeti duke e braktisur në vendngjarje dhe është arratisur.

Sipas burimeve të para të Policisë, drejtuesi i mjetit e drejtonte atë pa një leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar tre javë më parë.

A.K., 48 vjeç, V.K., 43 vjeçe dhe foshnja tre muajshe, ndodhen të tre në spital ku po marrin trajtimin përkatës.

Gruaja 43-vjeçare deri në këto çaste është në gjendje më të rënduar.

Puna po vijon ndërkaq për kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore