Sport

Akbar Djuraev, medalje të artë dhe rekord olimpik në peshëngritje


Akbar Djuraev, peshëngritesi nga Uzbekistani ka arritur të fitojë medaljen e artë për kategorinë meshkuj 109 kg.

Ai ka arritur të ngrejë në total 430 kg, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik. Gjithashtu, ai i dha Uzbekistanit medaljen e tretë olimpike në peshëngritje.

Simon Martirosyan i Armenisë përfundoi në vendin e dytë dhe mori medaljen e argjend, ndërsa ajo bronzi dhe vendi i tretë shkoi për Arturs Plesnieks e Letonisë.

Akbar Djuraev (UZB) – 430kg

Simon Martirosyan (ARM) – 423kg

Arturs Plesnieks (LET) – 410kg

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore