Lajme

Akademikja izraelito-ruse e zhdukur mbahet në Irak nga grupi i milicisë shiite


Një akademike izraelito-ruse, e cila u zhduk për muaj të tërë në Irak, është gjallë.

Ajo mbahet në vend nga një grup i milicisë shiite irakiane, sipas informacioneve nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Bëhet fjalë për Elizabeth Tsurkov.

Akademikja u kap nga Kata’ib Hezbollah në mars, sipas zyrës. Ajo ka pasaporta izraelite dhe ruse dhe ka hyrë në Irak duke përdorur pasaportën e saj ruse, sipas qeverisë izraelite.

Referuar deklaratës, Tsurkov kishte shkuar në Irak për të bërë kërkime akademike në emër të Universitetit Princeton, New Jersey.

Sakaq, nuk ka asnjë informacion për gjendjen e saj.

“Elizabeth Tsurkov është ende gjallë dhe ne e shohim Irakun si përgjegjës për fatin dhe mirëqenien e saj”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë është shtuar se situata po trajtohej nga organet përkatëse në Izrael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore