Sport

Ahmed Januzi zgjidhet për herë të dytë si futbollisti më i mirë i javës


Futbollisti i Dukagjinit, Ahmed Januzi, është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së 26-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Çmimi “Ylli i Javës” iu dha Januzit, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e rëndësishme të Dukagjinit në udhëtim te Llapi me rezultat 1:2.

Ai shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.

Për Januzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e shtatë, në tetor të vitit të kaluar.

Çmimi “Ylli i Javës” iu nda Januzit nga Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me sponsorin kryesor, Bankën Kombëtare Tregtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore