Sport

Agjentja e Halaand beson se norvegjezi do jetë lojtari i parë që do vlejë shifër miliardëshe


Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta ka folur për Sky Sports lidhur me çmimin marramendës së norvegjezit.

Ajo pretendon se sulmuesi 21-vjeçar i Manchester City-t mund të jetë futbollisti i parë prej 1 miliardë eurosh, gjë që është paksa e çmendur.

Por kjo ka të ngjarë të përfshijë pagat si dhe tarifën e transferimit kur ai të largohet nga City, duke pasur parasysh se tarifa rekord botëror është aktualisht 222 milionë euro e Neymar.

Për mundësinë e një kontrate të re tashmë, ajo tha: “Shpresoj që po! Nëse ata duan të diskutojnë sot, do të ishim të lumtur. Pse jo? Gjithmonë mirë!”

Por Pimenta nuk do të tërhiqej nga raportet për një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro që do t’i lejonte Haaland të transferohej te Real Madrid në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore