Sport

Agjenti i Zaccagnit hap derën për Juventusin


Mattia Zaccagni

Mario Giuffredi, agjenti i Mattia Zaccagni, ka thënë fjalë të forta për Claudio Lotito-n dhe Lazio-n, duke hapur derën për Juventus-in e interesuar këtë verë.

Anësori 28-vjeçar italian ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e bardhekaltërve që nga ardhja e tij nga Hellas Verona në gusht 2021, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 18 asistime gjatë tre viteve të fundit.

Zaccagni është ende në kontratën fillestare që nënshkroi me Lazio-n, e cila skadon në qershor 2025, dhe ai ka pritur për një marrëveshje të re prej muajsh tashmë, me bisedimet që u hapën vitin e kaluar.

Ndërkohë, Juventus-i është shfaqur me interes, duke parë një mundësi në treg.

Duke folur për “Corriere di Roma” përmes “Calciomercato.com”, agjenti Giuffredi e bëri të qartë se Zaccagni do të ishte i disponueshëm në afatin kalimtar të verës, duke ndarë zhgënjimin e tij me Lazio-n.

“Nuk kam dëgjuar nga askush nga klubi për 40 ditë. Nuk e di nëse Lotito ka ndonjë gjë tjetër për të bërë, por me sa duket rinovimi i kontratës së klientit tim nuk është prioriteti i tij, përndryshe ai do të gjente kohë për të rregulluar problemin. Në verë do të shikojmë përreth”, theksoi Giuffredi.

28-vjeçari Zaccagni fiton rreth 2 milionë euro neto në sezon në kryeqytetin italian dhe ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, por Juventus-i mund të luftojë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Lotito-n për një transferim ketë verë.

Juventus-i gjithashtu thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Felipe Anderson të Lazio-s, për një transferim falas në verë.

Afrimi i Zaccagni-t mund t’i hapë rrugë një largimi të mundshëm të Federico Chiesa-s, bisedimet me të cilin për një kontratë të re nuk janë në rrugën e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore