Bota

Afrikё/Senegali synon prodhojё vaksinё anti-Covid


Senegal-i dёshiron të fillojë prodhimin e vaksinave tё Covid-19 vitin e ardhshëm. “Marrëveshja mund tё vendoset me grupin belg tё bioteknologjisё, Univercells, i cili synon synon rritjen e ambicjeve të Afrikës për prodhimin e ilaçeve”, tregon Reuters.

Ndërsa vendet e pasura fillojnë të rihapen pas pёrparimit tё fushatёs sё vaksinimit, kombet afrikane janë ende duke luftuar për të siguruar doza.

Në një kontinent prej 1.3 miliardë njerёzish, vetëm rreth 7 milionё janë vaksinuar plotësisht.

Univercells njoftoi nënshkrimin e një letre me qëllimi bashkëpunimin me Institutin Pasteur, në kryeqytetin e Senegalit, Dakar në prill.

Sipas marrëveshjes, Instituti Pasteur do të përdorte teknologjinë e prodhimit të vaksinave të zhvilluar nga Univercells për të furnizuar doza tё vaksinave Covid-19, në të gjithë vendet e Afrikës Perëndimore.

Instituti fillimisht do të fillonte paketimin dhe shpërndarjen e vaksinave të prodhuara nga Univercells në Belgjikë në fillim të vitit të ardhshëm”, tregon Reuters.

Univercells do të transferonte linjën e saj të plotë të prodhimit në Senegal në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe do të trajnonte gjithashtu stafin lokal pёr tё drejtuar fushatёn.

Shefja e investimeve të Univercells, Kate Antrobus, kur u pyet në lidhje me kornizën kohore për projektin, konfirmoi se ai mund të dërgojë doza vaksinash në Senegal në fillim të vitit të ardhshëm.

Nuk është ende e qartë se çfarë vaksine do të furnizohet në Senegal, por Antrobus tha se faqja në Belgjikë do të prodhojё një klasë të ashtuquajtur vaksine vektori viral tё Covid-19, të tilla si ato të zhvilluara nga Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sputnik V dhe Kansino e Kinës.

Univercells gjithashtu ka kandidatin e vet të vaksinave tё Covid-19, nё bashkёpunim me Leukocare të Gjermanisë dhe firmën italiane ReiThera, e cila ka përfunduar provat e Fazës II. Ajo po kërkon financim për të kryer Fazën III, të cilën qeveria italiane tha se është e gatshme ta ofrojё.

Instituti Pasteur i Senegalit është i vetmi qё po mundёson vaksina tё Covid-19 në Afrikë.

Vaksina ёshtё parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH). Ndёrsa kjo e fundit ka kërkuar që prodhuesit të përmbushin standardet e rrepta ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore