Sport

Aeroplani që i përket Abrahamovich’it dyshohet të jetë ulur në Izrael


Roman Abramovich

Aeroplani i miliarderit rus Roman Abramovich, pronar i klubit të futbollit Chelsea, ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar vendosi së fundmi sanksione, ateroi në Izrael, njoftuan mediat izraelite të hënën e 14 marsit.

Abrahamovich i cili ka nënshtetësinë e Rusisë dhe Izraelit, vitin e kaluar u bë shtetas i Portugalisë duke u bazuar në pretendimin se është me origjinë sefardike.

Të dhënat e fluturimit të publikuara në një llogari në rrjetin social Twitter që gjurmon lëvizjen e gjashtë avionëve të Abramovich-it, tregojnë se G650 u ngrit nga Moska dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion” afër Tel Avivit të dielën rreth orës 21:00, por nuk dihet nëse ai apo ndonjë anëtar të familjes së tij ishte në avion.

Të dielën e kaluar, një faqe interneti gazete raportoi se Abramovich ishte parë në një restorant në Tel Aviv, të mërkurën.

Roman Abramovich zotëron një flotë avionësh privatë duke përfshirë një Boeing 767-33A ER të personalizuar.

Abramovich është bërë një nga objektivat kryesore të zyrtarëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, të cilët njoftuan sekuestrimin e jahteve, avionëve dhe pronave të tjera të oligarkëve rusë për të ushtruar presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në llogarinë e adoleshentit amerikan Jack Sweeney në Twitter, avioni G650 i Abramovich-it i regjistruar në Luksemburg fluturoi disa herë midis Moskës dhe Turqisë në fillim të marsit, dhe avioni tjetër që ai zotëron fluturoi për në Dubai.

Izraeli ka deklaruar se do të pengojë miliarderët rusë që sanksionuan Shtetet e Bashkuara të mbajnë avionët dhe jahtet e tyre në atë vend, por ata nuk mund ta pengojnë hyrjen e Abramovich-it.

Pasuria e tij vlerësohet nga qeveria në Londër në 12.2 miliardë dollarë dhe ai është donatori kryesor në Izrael, gjë që e vë vendin në një pozitë të vështirë për të respektuar sanksionet e SHBA-së dhe Evropës, duke ruajtur marrëdhënie të mira me donatorë të shquar, thonë mediat izraelite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore