Jetesë & Stil

Adrola Dushi i shmanget pyetjes në lidhje me Capital T: Kapo i vetëm për mua është Troi im


Adrola Dushi, Capital T

Mes romancash të dashurisë më të përfolura në trojet shqiptare mbetet të jetë ajo e rep artistit, Capital T dhe ish- “Miss Universe Albania 2012”, Adrola Dushi.

Capital T dhe Adrola Dushi.

Por, një gjë të tillë modelja shqiptare ka “tentuar” ta mohojë duke iu shmangur pyetjes dhe duke dhënë një version më atraktiv si përgjigje.

E pyetur se – “ a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe, apo edhe ia ka prishur planet”, Adrola, tha se “i vetmi Kapo në jetën e saj është i biri, Troi”.

Adrola Dushi me të birin, Troin.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia”.

“E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është ‘problemi’ më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: ‘Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë’ dhe ai më përgjigjet: ‘E di, o maa’”, ka thënë ajo.

Capital T dhe Adrola Dushi.

Dushi, vazhdoi t’i shmangej pyetjes rreth një lidhjeje të mundshme mes saj dhe Capital T (Kapo), duke vazhduar të fokusoj bisedën në djalin e saj, Troin.

“Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola, teksa ka lënë konfuz të gjithë fansat me këto deklarata.

Ndryshe, vite më parë Adrola Dushi ishte e martuar me Adis Patushin, nga romanca me të cilin edhe solli në jetë djalin e saj, Troin.

Kohë më parë në një intervistë për “Xing me Ermalin”, Dushi, kishte folur rreth martesës me Adisin, të cilën nuk e kishte quajtur “gabim”, por thjesht ardhja e djalit të tyre në jetë, sipas saj ishte pak e nxituar.

Adrola Dushi me ish bashkëshortin e saj, Adis Patushin.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, ishte shprehur Adrola.

Mes tjerash, Adrola, kishte hedhur poshtë edhe spekulimet se “kishte përfunduar martesën për tu fokusuar në karrierë”.

Adis Patushi dhe Adrola Dushi.

“Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë”, përfundoi ajo.

Në anën tjetër, modelja ka kohë që përflitet se është në lidhje me dashurie me yllin e hitit “Akull”, por që deri më tash asnjëri nga ta nuk e kanë pranuar ose mohuar publikisht një gjë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore