Teknologji

Administrata e Biden-it lejon ende synimin e kompanive kineze


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e presidentit, Joe Biden, planifikon të lejojë një rregull të kohës se ish presidentit, Donald Trump, i cili synon kompanitë kineze të teknologjisë.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se Departamenti i Tregtisë më SHBA thotë se lejimi i rregullit vjen në një kohë kur firmat kineze shihen si një kërcënim për vendin.

Në ditët e fundit të administratës Trump, Departamenti i Tregtisë lëshoi një rregull të përkohshëm që synonte adresimin e shqetësimeve të zinxhirit të furnitorëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Efektiviteti i rregullit do të niste pas një periudhe 60 ditore të komenteve publike. Madje, sipas Departamentit, komentet publike mbi rregullin do të vazhdojnë të pranohen deri më datë 22 mars kur rregulli të hyjë në fuqi.

“Teknologjia dhe shërbimet e besueshme të informacionit dhe komunikimit janë thelbësore për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonomike dhe mbetet një përparësi kryesore për administratën e Biden-it”, thuhet në deklaratë.

Mirëpo, Dhoma e Tregtisë në SHBA dhe grupe që përfaqësojnë industri të mëdha në një letër dërguar Departamentit, ngritën shqetësime lidhur me rregullin e përkohshëm i cil i ka dhënë autorizim gati të pakufizuar për të ndërhyrë në çdo praktikë të transaksioneve tregtare mes kompanive amerikane dhe homologëve të tyre.

Sipas Reuters, edhe Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit, një grup përfaqësuesish të shefave kryesorë ekzekutivë të SHBA-së, kanë deklaruar se propozimi në formën e tij aktuale është i parealizueshëm për bizneset në vend.

Nga ana tjetër, Departamenti i Tregtisë i cili ende po pranon komente publike, mund ta rishikojë rregullin bazuar në kundërshtimet e bizneseve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore