Shqipëria

Abuzuan me tenderin e uniformave blu/ Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të premten e 30 korrikut ka lënë në fuqi masat për nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.

Ata u arrestuan nga Porkuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi më 12 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tetë ish-zyrtarët dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe ‘arrest shtëpie’ për njërën prej tyre.

SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të masës ‘arrest me burg’ për tetë nga zyrtarët dhe për njërin nga ata ‘arrest shtëpie’.

Përkatësisht Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara Fatmir Demneri, Ani Omuri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Gëzim Mingaj, anëtarë të komisionit të  Vlerësimit të Ofertave.

Ndërsa arrest shtëpie Anisa Bogdani, anëtare e KVO-së.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, në bashkëpunim. Ky tender arrinte vlerën  28 milliardë lekëve.

SPAK-u ka njoftuar se shkeljet janë realizuar nga anëtarët e Njësisë së Prokurorimit, shtetasit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani.

Gjithashtu në shkelje rezultojnë të kenë qenë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Faymir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Të gjithë këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Në 2020 ky tender u denoncua nga opozita parlamentare, ku sipas të cilës u grabitën para me anë të një kompanie fiktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore