Lajme

Abbott: Mirënjohës për mikpritjen kosovare


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott ka shprehur mirënjohje ndaj vendimit të shtetit të Kosovës për pranimin e përkohshëm të afganëve.

Ai ishte prezent me krerët e shtetit të Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, për të cilën edhe shkroi në llogarijë e tij në Facebook ku falënderoi mikpritjen kosovare.

“Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, pas takimit me të evakuuarit e parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë”.

“Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar Abbott.

Të dielën rreth orës 20:15 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka arritur avionini I parë me refugjatët afgan.

Zbarkimi i 111 refugjatëve të parë nga Sfganistani është bërë në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pas kontrolleve procedurale grupi do të vendoset në kampin e kompanisë “Bektel-Enka”, që është transformuar në qendër strehuese.

Për sigurimin e tyre të ardhjes në vend janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës.

Në pritje të 111 afganëve të parë në Kosovë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore