Lajme

Abbott: Kosova është vend i veçantë që meriton sukses – konteksti ndërkombëtar mbetet sfidë


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me përfundimin e tij në ushtrimin e kësaj detyre ka vlerësuar se është bërë punë gjatë mandatit të tij 5 vjeçar.

Me këtë rast ai ka folur për sfidat që vazhdojnë ta shoqërojnë Kosovën dhe atë që konsideron se është zgjidhja e duhur.

“Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij nga të gjitha komunitetet”.

Abbott përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se Kosova është vend i veçantë që sipas tij meriton sukses.

“Koha ime si ambasador britanik në Kosovë ka marrë fund. Mirëpritja e ngrohtë e popullit kosovar tek një ambasador britanik e ka bërë punën dhe jetesën këtu ndryshe nga çdo post tjetër që kam pasur. Ky është një vend i veçantë që meriton sukses”.

“Ajo që më ka pëlqyer më shumë është kontakti im me kosovarët e zakonshëm në të gjitha vendet që kam vizituar. Ky është një pozicion i veçantë që meriton sukses. Unë mund të aausre që ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona”.

Teksa, është shprehur se mbështetja e tyre për familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, do të jetë e vazhdueshme.

“Do ta kemi fokusin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur familjet që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur”, thotë ai në video.

Ai është mburrur me punën e Forcës së sigurisë së Kosovës (FSK).

“Jam krenare për trajnimin që ne ofrojmë për FSK-në, punën që kemi bërë me autoritetet doganore dhe tatimore”.

Më 7 qershor të 2019-ës, Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ambasada e Britanisë kishte njoftuar se ai do ta zë vendin e ambasadorit aktual, Ruairi O’Connell.

Ai gjatë javëve të fundit ka zhvilluar takime me krerët e shtetit të Kosovës, e po ashtu me partitë opozitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore