Lajme

Abazoviç: “Po dominojnë lajmet e rreme, qeverinë do ta formojmë”


Zëvendëskryeministri dhe i mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Zëvendëskryeministri dhe i mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi para gazetarëve se lajmet e rreme e kanë mbingarkuar dhe po e dominojnë sferën publike në Mal të Zi.

“Po bëhet betejë e madhe politike në rrjete sociale. Ka mungesë profesionalizmi, dhe ka tendenca shumë të mëdha”, tha Abazoviç në një konferencë të Qendrës për Trancizicion Demokratike.

Ai tha se është e rëndësishme që ditët e sotme të merren vendime, sepse konflikti nuk është në nivelin ideologjik dhe të rrjeteve sociale, por se po humben edhe jetë.

Abazoviç konsideron se situata e tanishme është stërngarkim informacioni rreth asaj se kush do të jetë në qeveri dhe se askush në fakt nuk bën pyetësorë, por vetëm thonë “a është e mundur që ky e ai do të jenë qeveri?”.

“Nëse qeveria e 43 formohet, dhe do të formohet, një mënyrë ose tjetrën, obligimet duhet të përmbushen dhe politika penale ndaj disa mediave duhet të forcohet. Nuk mendoj se mediat tona janë larg mediave të rajonit licensat e së cilave i kemi revokuar”, tha Abazoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore