Lajme

Abazović: Marrëdhëniet me Serbinë mund të përmirësohen


Zëvëndëskryeministri malazez, Dritan Abazović është shprehur se marrëdhëniet me Serbinë mund të përmirësohen më shumë nëse Beogradi zyrtar ekstradon ish-zyrtarin e shtetit malazez, Svetozar Marović, i cili akuzohet për disa krime si dhe nëse tërhiqet vendimi për dëbimin e ambasadorit serb.

Marović akuzohet për krime të kryera kur ishte në pushtet si një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Ai është në Serbi dhe autoritetet malazeze kërkojnë ekstradimin e tij.

Abazović ka akuzuar autoritetet malazeze në largim, të drejtuara nga DPS-ja dhe udhëheqësi i saj, presidenti Milo Đukanović për tentativën për një grusht shteti në parlament.

Në lidhje me vendimin për të deklaruar si persona non grata ambasadorin serb Vladimir Božović, Abazović është shprehur optimist se ministritë e jashtme të dy vendeve do të arrijnë në një zgjidhje për problematikën e krijuar.

Ai ka deklaruar se Podgorica zyrtare do të emërojë një ambasador të ri në Serbi.

Kjo situatë u krijua pasi Mali i Zi dëboi Božović-in dhe Serbia u kundërpërgjigj duke dëbuar ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milošević./AlbaniaPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore