Lajme

Abazi: Platforma “Superpuna” mund të krijohet nga tre persona – punëtorët duan të drejta


Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka thënë se Qeveria e Kosovë,  është duke përdorur politika të gabuara që sipas tij janë duke shkaktuar dëme të rënda.

Abazi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kritikuar Muratin për platformën “Superpuna”, duke thënë se atë mund ta bëjë “një kompani me tre persona”.

“Këto probleme nuk rregullohen me platforma si ‘Superpuna’ por me zbatim ligji, me inspektorë dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregullohen me fotografi të konferencave e udhëtime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se njerëzit do ta kuptojnë qartë që sistemi i kontrollit dhe kushtëzimit nuk e mban dot vullnetin e njerëzve për punë.

“Sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme. Shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer … Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëje ‘Superpunën’, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë”, ka shkruar Abazi.

Ndërsa, ka kritikuar Qeverinë edhe për ulje të pagave të stafit të Kuvendit të Kosovës.

“Administrata e Kuvendit goditet me zvogëlime drastike të pagave nga qeveria. Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg”.

“Me këtë është prekur integriteti i institucionit me të lartë të vendit!”, ka shkruar Abazi.

Së fundmi deputeti i LVV-së, ka shtuar kritikat ndaj kësaj partie për menaxhimin e krizave dhe për qasjen në dialog.

Pas deklaratave të tij se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Abazi është shkarkuar në dy komisione nga Qeveria në pushtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore