Shëndet

A shkakton pirja e qumështit diabetin?


Qumështi është një lëng me një ekuilibër unik të përbërësve ushqimorë.

Disa njerëz mund të kenë vështirësi në tretjen e sheqerit të qumështit (laktozë), por në përgjithësi, organizmi zhvillon aftësinë për ta tretur laktozën me kalimin e viteve, duke bërë kështu, që qumështi të mund të konsumohet për tërë jetën.

Laktoza ndihmon në zhvillimin e trurit. Proteinat e qumështit janë të mira për zhvillimin e muskujve dhe kalciumi është i domosdoshëm për forcën e kockave, përveç përfitimeve të tjera shëndetësore.

Kohët e fundit, është zhvilluar një debat nëse qumështi është shkaktar i diabetit, por provat shkencore kanë vërtetuar të kundërtën.

Qumështi në të vërtetë është i dobishëm për diabetin.

Sipas disa studimeve, konsumi i qumështit shoqërohet me shqetësime më të ulëta të diabetit ose hipertensionit, sesa ishte menduar më parë.

Pikëpamja se qumështi i lopës është i lidhur me diabetin e “Tipit 1”, është një teori e vjetër që u raportua në disa vende skandinave.

Por, studimet pasuese kanë hedhur poshtë këtë teori.

Arsyeja përse ishte menduar se qumështi është i dëmshëm, ka të bëjë me ushqyerjen e foshnjave me qumësht lope në vende ku nuk është shumë e popullarizuar gjidhënia. Dhe te foshnjat e porsalindura, qumështi i kafshëve në fakt është i dëmshëm, sepse nuk mbron ndaj sëmundjeve të ndryshme, njëjtë si qumështi i nënës. Rrjedhimisht ishte menduar që meqë shkakton probleme te foshnjat, njëjtë reagon edhe tek të rriturit.

Arsyeja përse qumështi i lopës dëmton organizimin e foshnjave është për faktin se imuniteti i tyre mund të ulet, pasi ata nuk kanë pasur qumësht ekskluziv të gjirit dhe për këtë arsye mund të hasin në infeksione.

Nuk është qumështi i lopës që prodhon problemin, por mungesa e mbrojtjes nga qumështi i nënës pasi që ushqyerja me gji rekomandohet për gjashtë muajt e parë pas lindjes.

Kurse lidhur me diabetin e “Tipit 2”, nuk ka asnjë provë që tregon ndonjë lidhje pozitive me qumështin.

Tri vendet e para me numrin më të madh të pacientëve diabetikë janë: Kina e cila ka numrin më të madh të njerëzve me diabet, e ndjekur nga India dhe më pas Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa popullata rritet, më shumë njerëz do të jenë diabetikë. Për më tepër, rritja nuk është për shkak i konsumimit të qumështit por i epidemisë së mbipeshës, e cila është zhvilluar paralelisht.

Që në moshë të vogël, fëmijët hanë ushqim të dobët dhe nuk ushtrojnë sa duhet. Prandaj, ata shtojnë peshë, zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës dhe zorrët zhvillojnë sëmundje policistike të vezoreve.

Të gjitha këto janë të kthyeshme nëse fëmijët bëjnë rregullisht ushtrime fizike dhe ulin ushqimet e pa shëndetshme.

Karbohidratet e tepërta në formën e orizit të bardhë të lëmuar dhe grurit të rafinuar janë lidhur me diabetin. Kjo së bashku me aktivitetet e ulura fizike, që janë faktorët më të fortë të rrezikut për diabetin.

Qumështi ka shumë përbërës thelbësorë duke përfshirë kalciumin, riboflavinën, fosforin dhe vitaminën D, gjithashtu është thelbësor për gratë shtatzëna pasi u siguron atyre proteina dhe kalcium shumë të nevojshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore