Sport

A po largohet Braithwaite?


Martin Braithwaite është një nga futbollistët të cilët Barcelona kërkon t’i shesë këtë verë.

Kjo vjen për shkak se katalunasit po kërkojnë të ulin përqindjen e pagave të tyre.

Mirëpo, danezi nuk e ka ndërmend të largohet, e fjalën e tij po e thotë në fushë.

Në ndeshjen hapëse të La Liga-s, ku Barcelona triumfoi 4-2, Martin ishte i përfshirë në tre gola, duke shënuar dy dhe asistuar një.

Koeman startoi me treshen Depay, Braithwaite, Griezmann, në atë që ishte ndeshja e parë pas dy dekadash pa Lionel Messi-n në skuadër.

Holandezi ka kërkuar më shumë nga sulmuesit e tij pas largimit të Messi-t, dhe Braithëaite u përgjigj në mënyrën e duhur.

“Jam shumë i lumtur”, u shpreh danezim “ e kërkuam fitoren dhe e arritëm”.

“Ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët. Njerëzit presin shumë nga ne, dhe ne punojmë fort që t’i plotësojmë dëshirat e tyre”.

Ish sulmuesi i Leganes mund të shitet këtë verë, por ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij, pas një EURO 2020 pozitive me Danimarkën.

“Ishte një verë e mirë”, vazhdoi ai.

“Kam gjetur vetëbesim të mjaftueshëm dhe po ndihem shumë mirë. Besoj dhe shpresoj që do të përmirsohem gjatë sezonit”, mbylli Martin.

Koeman ende po kërkon nga klubi që të kërkojë edhe një futbollist sulmues për këtë verë.

“Njerëzit në klub janë të vetëdijshëm që nuk jemi shumë mirë në sulm”, tha Koeman.

“Po kërkojmë, por gjithçka varet nga fair play financiar”.

Një gjë është e sigurt, që Braithwaite dëshiron qëndrimin dhe do të luftoj për pozitën e tij.

Mirëpo, nëse klubi nuk e dëshiron këtë gjë, ndeshja e tij e parë e sezonit me blaugranat, mund të ketë qenë e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore