Lajme

A mund\do ta bllokojë Lista Serbe Qeverinë Kurti?


Goran Rakiç, udhëheqës i Listës Serbe dhe Ministër për Komunitete dhe Kthim

Asociacion të komunave me shumicë serbe ose largim nga institucionet e Kosovës.

Ky është kërcënimi më i shpeshtë i këtyre ditëve i Listës Serbe dhe zyrtarëve tjerë të Serbisë, karshi Qeverisë së Kosovës.

Por, për kryeministrin Albin Kurti, serbët s’kanë arsyeje ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk ka arsye dhe as shkaqe që përfaqësuesit e serbë në institucionet e Kosovës t’i braktisin ato”, tha Kurti.

Megjithatë, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziut, serbët edhe nëse vendosin të largohen nga institucionet, kjo nuk do të bënte problem që ekzekutivi ta vazhdojë punën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë Kurti që ta themelojë Asociacionin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore