Sport

Zgjedhjet e ndalojnë Marcelo-n


Më 4 maj, zhvillohen zgjedhjet regjionale të Madrid-it për të zgjedhur Asamblenë e 12-të të kryeqytetit spanjoll.

Futbollisti i Real Madrid-it, Marcelo, është zgjedhur për të qenë mbikëqyrës në këto zgjedhje.

Duke qenë se zgjedhjet do mbahen të martën, Marcelo e ka të pamundur të udhëtojë me klubin për në Londër.

Në këtë mënyrë, braziliani do të humbasë ndeshjen e kthimit përballë Chelsea-s në gjysmëfinalet e Champions-it.

Klubi është përpjekur për ta apeluar këtë vendim, por kjo është e pamundur.

Në Asamblenë e Madrid-it, ndeshjen e futbollit nuk e konsiderojnë si arsye të fortë për mospjesëmarrjen si vëzhgues në këto zgjedhje të rëndësishme.

Përveç Marcelo-s, është zgjedhur edhe futbollisti i akademisë së Real Madrid-it, Victor Chust.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore