Qeveria e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Albanian Post thonë se janë në një linjë me Gjermaninë edhe Francën sa i përket publikimit të një “non paper” të ri në media të hënën që flet për përmbylljen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe ambasada gjermane dhe ambasada franceze janë deklaruar për këtë dokument duke e demantuar dhe duke u distancuar nga ai. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë më shumë deklarimeve të tyre”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Albanian Post.
Të hënën, Koha Ditore ka publikuar një dokument tjetër kinse të përgatitur nga Gjermania dhe Franca
Por, ky lajm sipas ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, është lajm i rremë dhe se Gjermania nuk qëndron prapa këtij dokumenti.
Por, Franca e Gjermania kanë mohuar se qëndrojnë prapa dokumentit të publikuar të hënën nga Koha Ditore. Të dyja shtetet kanë bërë me dije se respektojnë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Të njëjtën deklaratë e ka bërë edhe Ambasada e Francës në Kosovë, duke thënë se “Franca dhe Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit ‘non-paper’ franko-gjermane të botuara të hënën.
“Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e BE-së dhe mirëpresim përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar me dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak”, thuhet në reagim”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lirohet në procedurë të rregullt personi që sulmoi policët dhe ushtarët e KFOR-it
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Bajrami, Qeverisë: Ia keni humbur Kosovës 4 vjet – 128 milionë euro më pak investime kapitale
Lajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare