Kryeministri i Belgjikës letër Albin Kurtit, i bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës ka pranuar një letër urimi nga Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, i cili i ka bërë thirrje për përfundimin e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Kosovës dhe të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, Belgjika mbështet plotësisht procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe bën thirrje për përfundimin e një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje”, shkruhet në letër.
Po ashtu, De Croo ka ritheksuar cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe gatishmërinë për të punuar bashkë në forcimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.
Në këtë letër, kryeministri belg i ka uruar Kurtit sukses në zbatimin e programit ambicioz të reformave.
“Me shumë interesim kam marrë njoftimin mbi synimet e Kurtit, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe të gjitha këto janë në të mirë të jetës së qytetarëve dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.
De Croo është shprehur se do të ishte i lumtur me mundësinë e takimit me kryeministrin Kurti, në vizitën e tij të ardhshme në Bruksel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës