Chelsea ka arritur të mposhti minimalisht Manchester City-n në gjysmëfinalen e Kupës FA, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe.
Ndeshja e luajtur në “Wembley Stadium” foli me shumë për ekipin e Pep Guardiola-s. Statistikisht qytetarët ishin më lartë, por londinezët u treguan më të saktë përpara portës, duke kaluar më tej.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ku edhe rastet e gjuajtjeve drejt portave kundërshtare ishin të pakta. Chelsea goditi dy herë, ndërsa City tre herë.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe për të dy ekipet. Chelsea gjuajti tre herë në drejtim të portës së mbrojtur nga Zack Steffen-i, duke mundur të shënoi edhe golin e fitores.
Në minutën e 55, Hakim Ziyech-u shënoi, pasi asistit të Timo Werner-it. City ndonëse u përpoq për të shënuar, duke goditur tetë herë në drejtim të portës kundërshtare, përsëri saktësia mungoi.
Sofascore vleresoi si lojtarët më të mirë në fushë, Rodri-n e City-t me notën 7.6 dhe Thiago Silva-n e Chelsea-t me 7.5. Ndërsa, Ferran Torres-i ishte lojtari me paraqitjen më të dobët, i vlerësuar me notën 6.2.
Ditën e diel do të mësohet edhe ekipi tjetër finalist, që do të dali nga ndeshja Leicester – Southampton.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë