Shëndet

Produktet kozmetike me SPF, ofrojnë mbrojtje të ulët ndaj rrezeve


Lëkura është një nga pjesët ku kujdesi ndaj saj nuk duhet të mungoje për asnjë lloji arsye. Me hyrjen e pranverës, ajo është më e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Përveç djegieve të mundshme, të cilat ndodhin zakonisht gjatë verës, dielli është përgjegjës për plakjen e parakohshme, shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave. Për një zgjidhje i drejtohemi kremit mbrojtës më SPF të lartë.

Sidoqoftë, jo të gjithë e ndjekin këtë udhëzim, anashkalojnë përdorimin e kremit me argumentin se produktet kozmetike që përdorin kanë një mbrojtje, duke menduar se është e mjaftueshme. Por kjo nuk është gjëja e duhur për të bërë.

“Përdorimi i produkteve që përmbajnë SPF nuk është një ide e keqe, por ju me siguri nuk po aplikoni sa duhet nga këto produkte për të mbrojtur veten nga rrezet e diellit”, tha Dr. Papri Sarkar, një dermatolog me bazë në Massachusetts.

SPF-ja e produkteve të make up-it nuk është aspak e mjaftueshme për të na mbrojtur nga rrezatimi ultraviolet. Po, mbron pak, por jo plotësisht.

Sarkar tha se njerëzit zakonisht përdorin rreth gjysmën e kësaj shume kur aplikojnë fondatinë ose korrektor, kështu që do të duhet të aplikojnë më shumë për të marrë mbrojtje të mjaftueshme.

Pra, do t’ju duhej të aplikoni make up të paktën shtatë herë në ditë. Mbrojtja SPF së kozmetikës zvogëlohet shpejt sepse bëhet kimikisht.

Kjo do të thotë që nga momenti kur aplikoni make up-in me faktor mbrojtës, mbrojtja nga dielli do të zgjasë për një kohë shumë të shkurtër. Prandaj, rekomandohet që pavarësisht nëse aplikoni ose jo make up, duhet ta vendosni me patjetër kremin kundër diellit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore