Këngëtari tiranas, Irkenc Hyka, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Instagram-it, ka paralajmëruar finalizimin e projektit të tij më të ri muzikor.
Në imazhin e publikuar, Irkenc Hyka, shihet i ulur në një karrige dhe i rrethuar me zjarr, në një sfund ku me nuanca flakësh është mbishkruar emri “Maria”, i cili me gjasë do të jetë edhe titulli i projektit.
“Ah moj Maria”, ka qenë mbishkrimi që Hyka ia ka vënë postimit të tij.
Hyka është i famshëm për këngët e tij ta zhanrit baladë, të cilat përmes teksteve të thella, dhe tematikave aktuale, kanë arritur të marrin pelqyeshmëri të madhe në publik.
“M’ka marr malli”, “Më fal”, “Asaj” e “Këngë shpirti”, janë vetëm disa nga projektet që ai ka sjellë ndër vite në disko grafinë shqiptare e të cilat shumë shpejt rezultuan në hite.
Mes tjerash, Irkenc Hyka, në repertuarin e tij numëron një seri bashkëpunimesh me emrat më të mëdhenj të estradës, të tillë si Ramadan Krasniqi – Dani, Poni, Nora Istrefi e Kaltrina Selimi.
Ndryshe, projekti i tij i fundit ishte video klipi i këngës “Dehur”, shkruar dhe muzikalizuar nga vetë ai, i cili deri më tani numëron afro 2 milionë klikime në YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish