Suedia po përballet me një mungesë të theksuar të spermës për lindjet e asistuara dhe farëzimet artificiale. Pandemia i ka larguar njerëzit nga bankat e dhurimit të spermës, duke krijuar një ngërç në këtë sektor dhe duke e çuar kohën e pritjes në vite të tëra.
“Po na mbaron sperma. Nuk kemi pasur ndonjëherë kaq pak dhurues”, tha Ann Thurin Kjellberg, drejtuesja e sektorit të riprodhimit në Spitalin Universitar të Gothenburg-ut.
“Kjo do të thotë se për shtatzënitë e asistuara duhet pritur deri në gjashtë muaj. Madje për disa raste, deri në 30 muaj”.
“Është stresues fakti se nuk mund të marrim një datë të caktuar”, shprehu shqetësimin Elin Bergsten, një mësuese matematike nga Suedia jugore.
Dy vjet më parë, Bergsten dhe bashkëshorti i saj, zbuluan se ai ishte steril. Ata vendosën të aplikonin për shtatzëni të asistuar. Ajo ishte përpara fazës së dytë të inseminimit, kur trajtimi u pezullua pa afat për shkak të gjendjes.
“Është një fenomen kombëtar”, theksoi Kjellberg. “Në Gothenburg dhe Malmo nuk ka më asnjë kampion sperme. Së shpejti do të përfundojnë edhe në Stockholm”, iu referua ajo tre qyteteve më të mëdha në Suedi.
Nën ligjin suedez, një kampion sperme mund të përdoret vetëm mbi gjashtë gra. Kjo gjë ka krijuar probleme.
Gjatë dekadës së fundit, Suedia ka parë një rënie graduale vjetore të lindshmërisë. Ndër vendet nordike, rënia suedeze është më e larta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës