Kjo recetë e salcës me fruta pylli është perfekte për të shoqëruar ëmbëlsirat dhe përgatitet lehtë në 30 minuta. Ajo mund të shërbehet e nxehtë ose e ftohtë në krepa, petulla, tortë, akullore apo ëmbëlsira të tjera që dëshironi.
Përbërësit: 500 gr fruta pylli, 200 gr sheqer, 100 ml ujë.
Përgatitja
Në fillim pastrojmë frutat e pyllit dhe i vendosim në tenxhere qe të ziejnë.
Shtojmë sheqer dhe ujë, dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.
E lëmë të ftohet dhe më pas e vendosim në blender.
E përfundojmë procesin në momentin që është krijuar një masë homogjene e lëngshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com