Mesfushori i West Ham-it, Declan Rice, është shumë i interesuar për një lëvizje të mundshme te Manchester United.
Gazeta e klubit gjigant anglez, Manchester Evening News (MEN), raporton që Rice ka pyetur lojtarët e United-it rreth klubit gjatë kohës me kombëtaren angleze në mars.
Në fakt, MEN raporton që dy futbollistët me të cilët Rice kishte biseduar, janë Maguire dhe Shaw.
United interesohet për shërbimet e Rice tash e dy vite, në kërkim për një mesfushor të ri.
Rice, një lojtar që luan si mesfushor i tërhequr dhe madje funksionon edhe si mbrojtës qendre, do të ishte shumë i mirëpritur te United.
22-vjeçari anglez, edhe pse shumë i rëndësishëm për klubin, mund t’i ndihmoj çekanët që të kompletojnë nënshkrimin me lojtarin në huazim nga United, Jesse Lingard.
Por, problemi qëndron te vlera e lojtarit. West Ham e vlerëson Rice-in të paktën 70 milionë euro.
Në rast se West Ham arrin kualifikimin në Champions, çmimi do të rritet përsëri.
Dikur Rice ishte pjesë e Chelsea-s, dhe ish-trajneri Lampard i kërkoi londinezëve që të nënshkruajnë me të, por ky transferim nuk ndodhi.
Një fakt interesant është se, Manchester United nuk ka nënshkruar me një futbollist të Ëest Ham që nga viti 1989. I fundit ishte Paul Ince.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës