32-vjeçari kolumbian i Juventus-it, Juan Cuadrado, është shumë afër rinovimit me bardhezinjtë, përkundër zërave që po kalon muajt e fundit në klub.
Tuttosport raporton që futbollisti pëlqehet shumë nga Pirlo, dhe rinovimi me të tashmë është vetëm qështje kohe.
Përkundër formës së Juventus-it, Cuadrado ka pasur paraqitje shumë pozitive këtë sezon.
Një futbollist që funksionon shumë mirë në mbrojtje, dhe që ofron shumë në sulm.
Cuadrado ka 14 asistime këtë sezon, aq sa Kimmich i Bayern-it dhe Fernandes i United-it.
Ai është vetëm tre asistime larg “mbretit të asistimeve”, Thomas Muller-it të Bayern-it.
Duke parë formën e mirë dhe atë çfarë i ofron skuadrës, Juventus ka vendosur ta shpërblej kolumbianin.
Cuadrado me shumë mundësi do të rinovojë për dy vite me Juventus-in.
Por, detajet e kontratës së tij ende nuk dihen dhe fillimisht klubi duhet të negociojë me futbollistin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë