Mbi 270 mijë shqiptarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave. Ka filluar ndërkaq vaksinimi i personave me sëmundje kronike, atyre që kryejnë dializë, që kanë kryer transplante apo kanë sëmundje kronike të riakutizuara.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ishte e pranishme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku gjithashtu ka filluar vaksinimi i këtyre kategorive.
“Me mbërritjen e vaksinave Pfizer, kemi vijimësi shumë të mirë në vaksinimin e të gjitha grup moshave”, bëri me dije ministrja. “Kjo po ndodh në gjithë Shqipërinë. Vaksinimi do të kryhet pranë qendrave të dializës ose qendrave shëndetësore ku janë pacientët”.
Me përparësi sipas saj, do të vaksinohen të gjithë personat me sëmundje kronike. Ata do të rekomandohet nga mjekët e familjes.
“Grupet e rriskuara po përfundojnë. Këtu bëjnë pjesë arsimtarët dhe policët. Vijon vaksinimi masiv ndërkohë në gjithë vendin. Do të arrihet sot mbi 270 mijë të vaksinuar. Mbi 190 mijë të moshua, kanë marrë dozën e parë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë