Një lepur i shpallur më i madhi në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Worcestershire, ka thënë policia.
Policia e West Mercia beson se lepuri gjigand kontinental i gjatë 129 cm, i quajtur Darius, u rrëmbye nga kopshti që ishte pronë e Stoulton. E gjithë kjo ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit.
Lepuri fitoi një Rekord Botëror Guinness në vitin 2010. Kështu u bë më i madhi në llojin e tij.
Pronari i tij, Annette Edwards, ka ofruar një shpërblim prej 1 mijë £ për kthimin e tij. Po ashtu ajo shprehet se ishte një “ditë shumë e trishtuar”.
Edwards shkroi në Twitter për ata që morën Dariusin “ju lutemi ta ktheni përsëri”, duke thënë se ai ishte shumë i moshuar për t’u shumuar tani.
Një zëdhënës i policisë West Mercia tha: “Ne po bëjmë thirrje për informacion pas vjedhjes së një lepuri fitues të çmimeve nga shtëpia e tij në Stoulton, Worcestershire.
Forcat kanë kërkuar që ata që kanë informacion në lidhje me incidentin të kontaktojnë PC Daren Riley përmes 101 duke cituar referencën 00286-I-11042021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
A e sulmon Serbia, Kosovën? – Ulutas: KFOR-i i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar
Lajmet kryesore
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Plani arab në katër etapa, për të ndaluar luftën në Gaza
-
Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit