Prokuroria e Meksikës ka arrestuar 30 punonjës të Marinës Shtetërore.
Ata akuzohen për zhdukje të një numri të paspecifikuar të njerëzve në shtetin verior të Tamaulipas në 2014.
“Tridhjetë anëtarë të shërbimit detar u vunë në dispozicion të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, më 9 Prill në përputhje me urdhër-arrestet për krimin e pretenduar, të zhdukjes me forcë të personave”, tha Sekretariati i Marinës në një deklaratë.
Deklarata nuk dha hollësi për datën e saktë të zhdukjeve ose numrin e viktimave, por thuhej se arrestimet kishin të bënin me hetimet për ngjarjet që ndodhën në Nuevo Laredo, Tamaulipas, në kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 2014-ën.
Marina u shpreh se vendosi që t’i dorëzojë punonjësit e saj “në respekt të rreptë të protokollit” në mënyrë që prokurorët të “kryejnë hetimet përkatëse”.
Zhdukje të vazhdueshme
Tamaulipas, i dëmtuar prej kohësh nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës, ka një nga nivelet më të larta të personave të zhdukur në vend, veçanërisht në rrugët që çojnë në kufirin me SHBA-në.
Shumica e zhdukjeve lidhet me kartelet e drogës, por zyrtarët e zbatimit të ligjit, veçanërisht policia e shtetit dhe ajo bashkiake, janë akuzuar gjithashtu.
Njoftimi i së hënës shënoi ndalimin më të madh të personelit ushtarak në lidhje me zhdukjet e imponuara në vitet e fundit në Meksikë.
Qeveria kishte njoftuar se urdhër-arrestet po përgatiteshin kundër personelit ushtarak dhe policor për zhdukjen e 43 studentëve nga shkolla Ayotzinapa në shtetin jugor të Guerrero, por ajo nuk ka raportuar zyrtarisht nëse ato urdhra janë kryer tashmë.
Midis fundit të vitit 2006, kur qeveria nisi një ofensivë ushtarake kundër bandave të drogës dhe dhjetorit të vitit të kaluar, Meksika kishte 80 mijë e 517 raporte të personave të zhdukur.
Në të njëjtën periudhë, rreth 300 mijë njerëz janë vrarë, me shumicën e vdekjeve që u fajësohen grupeve të krimit të organizuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Turqia do të refuzojë gazin rus në favor të atij amerikan
-
Hasani ndalesë në Vjenë për hapjen e Konferencës për Sistemet Autonome të Armëve
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës