Mbrojtësi 23-vjeçar i Real Madrid-it, Eder Militao, po mendon largimin nga mbretërorët gjatë kësaj vere nëse si premtohet diçka më shumë.
Pas paraqitjeve kundër Eibar-it, Liverpool-it dhe Barcelonës, të gjithë kanë pasur lëvdata për performancat e tij.
Madje, edhe klubi madrilen i ka dërguar mesazh brazilianit.
Siç raporton GOAL, Militao-s i është thënë se në klub janë shumë të kënaqur me performancat e tij dhe që ata do të dëshironin që ai të vazhdoj me fanellën e bardhë.
Edhe vetë futbollisti është i kënaqur me klubin, por ai po kërkon më shumë minuta.
Aktualisht, Militao është zgjedhja e katërt për Zidane-n, pas Ramos-it, Varane-s dhe Nacho-s.
Mirëpo, problemi që ka Militao është interesimi i klubit madrilen për Alaba-m.
Nëse Varane dhe Ramos qëndrojnë, dhe Real Madrid-i transferon Alaba-n, Militao do të kërkoj largimin.
Militao ka luajtur vetëm 30 ndeshje me Real Madrid-in që nga transferimi i tij nga Porto në verën e vitit 2019.
Real Madrid-i nuk do ta shesë lojtarin për më pak se 50 milionë euro, që ishte edhe shifra të cilën madrilenët e paguan te Porto për shërbimet e brazilianit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin