Pas ndeshjes së të shtunës mes Real Madrid-it dhe Barcelonës, Pique kërceu direkt në fushë për t’u ankuar te gjyqtari i ndeshjes, Gil Manzano.
Por, kjo gjë nuk mbeti pa u vënë re nga njëri prej futbollistëve të Real Madrid-it.
Ai ishte Luka Modric.
Në një video të publikuar nga BeinSports, dëgjohet qartë biseda mes futbollistëve dhe frustrimi i Modric-it me Pique-n.
Modric: A je gati të shkosh dhe të ankohesh tani?
Pique: Katër minuta (bëhet fjalë për lojën shtesë të akorduar).
Modric: Sa i deshe ti?
Është raportuar që Pique dhe Koeman kanë pasur një luftë me fjalë me gjyqtarin Gil Manzano, rast ky që do të gjykohet nga arbitrazhi sportiv në Spanjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave