Kryendeshja e javës në Premier League mes Tottenham-it dhe Manchester United-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.
Djajtë e kuq rikthyen rezultatin nga 1-0 në 1-3 për të marrë tre pikë dhe për t’u konfirmuar kështu si forca e dytë e kampionatit anglez.
United shënuan të parët, me anë të Cavani-t, por goli u anulua për shkak të një faul-i nga VAR.
Pastaj, pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Son ndihmoi Tottenham-in që të arrij epërsinë.
Jug Koreani shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Lucas Moura-s duke e dërguar skuadrën e Mourinho-s në avantazh në pushimin mes pjesëve.
Djajtë e kuq e dominuan tërësisht pjesën e dytë, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pos të shpërbleheshin me fitore.
Fillimisht braziliani Fred në minutën e 58-të barazoi shifrat, duke e kthyer gjithë ndeshjen në duart e Manchester United-it.
Pritja e Henderson-it ndaj Kane ishte vendimtare po ashtu për United-in.
Golin e tre pikëve, e shënoi Cavani, 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Greenwood thelloi rezultatin në aksionin e fundit, duke shënuar për 1-3.
Me këtë tre pikësh, United thellon epërsinë në vendin e dytë me 63 pikë.
Me vetëm 49 pikë dhe shtatë ndeshje deri në fund, Tottenham rrezikon edhe vendin e shtatë dhe tani pozita në Champions duket një mision i pamundur për gjelat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE